Leasing apo kredi për veturë?

Blog | Kredi për veturë

Pagesa e veturës përmes Leasingut nuk është zgjidhja e vetme dhe as më e favorshmja. Për fat të keq, këtë e dinë fare pak njerëz. Me variantin e Leasingut, ju jeni qiramarrës i objektit. Kufizimet janë të shumëfishta  kështu që si kostot e fshehura ashtu dhe ato të paracaktuara rrisin koston e ripagimit. Ky variant ka kuptim për kompanitë por është më pak i përshtatshëm për personat privatë.

A e keni ditur? Ju, veturën tuaj të paguar me Leaising nuk mund ta rishitni, sepse në librezën ngjyrë hiri të makinës është vënë “Kodi 178”. Po ashtu nuk mundeni t`i tërhiqni këstet mujore nga të ardhurat e tatueshme. Me kredinë private ju lëvizni i lirë: nuk keni kilometra të kufizuar vjetorë – të cilat, në rast tejkalimi, mund të ju prekin ndjeshëm kuletën – keni zgjedhje të lirë të garazheve për mirëmbajtje dhe servisim, zgjedhje të lirë të sigurimit, pa qenë të detyruar të merrni sigurimin gjithëpërfshirës (Vollkasko).

Për ndryshim nga modeli i Lesingut, në kredinë private përfshihet edhe mbrojtja në rast të vdekjes. Veç kësaj, këstet mujore këtu mund t`i zgjatni deri në 84 muaj, për ndryshim nga 60 muaj sa janë te Leasingu.

Me kredinë private kontrollimi i buxhetit është dukshëm më i thjeshtë dhe fleksibil si dhe në çdo kohë mund të diskutohet një përshtatje.

Është dëmtuar shumë nga përdorimi, brendia e automjetit tuaj? Ju nuk keni pse të paguani për riparimin sepse ju jeni pronari i automjetit. Aksident? Kompania e sigurimit jua paguan dëmtimin ose vlerën e mbetur.

Rishitje? E mundur në çdo kohë, me vlerën e tregut, në rast se dëshironi. Ju jeni pronari i automjetit!

Filloni të kurseni menjëherë me kredinë private!

Mendoni për këtë: Në vend të financimit me Leasing, ju mund të ndikoni edhe në çmimin  e blerjes të makinës tuaj. Ju keni tashmë një Leaising? Nuk është aq tragjike, ju keni mundësinë që ta financoni vlerën e mbetur të automjetit tuaj dhe të liroheni nga Leasingu.

Kredia private, një vlerë e sigurt!

Share our articles!
info
info
photo_phone
Një këshilltar është në dispozicionin tuaj për t'ju përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja më poshtë:Një këshilltar është në dispozicionin tuaj për t'ju përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja më poshtë:




    photo_phone
    Një këshilltar është në dispozicionin tuaj për t'ju përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja më poshtë:Një këshilltar është në dispozicionin tuaj për t'ju përgjigjur sa më shpejt të jetë e mundur. Ju lutemi plotësoni të dhënat tuaja më poshtë:




      Cashflex MultiCredit Sàrl hat 4,81 von 5 Sternen 840 Bewertungen auf ProvenExpert.com