Zgjidhjet për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare, ekzistojnë. Kjo ka të bëjë me klientët privatë dhe më pak me klientët afaristë, pasi që shuma e kredisë në përgjithësi nuk mund të kalojë 20,000.00 CHF, në varësi nga kartela e kreditit.
Puna kryesore këtu është që të transferohen të gjitha detyrimet e kartelave të kreditit në një të tillë. Në fakt, përdorimi i shumë kartelave çon në mbingarkesë më shpejt dhe nuk e thjeshtëson pasqyrën e detyrimeve. Në atë mënyrë ju keni më shumë shpenzime dhe kosto të sigurimit si dhe keni më shumë persona kontakti.
Nëse kontaktoni një kompani kredish personale të specializuar për bashkimin e huave dhe blerjen e kredive, ju mund të kurseni dhe përmirësoni gjendjen tuaj financiare. Kompania e kreditit privat kujdeset për pjesën administrative dhe dokumentet e nevojshme për shlyerjen e detyrimeve rrjedhëse në institucionet përkatëse të kredive.
Bashkimi dhe riblerja e kredive në ndonjë rast mund t’jua kursejë deri në 40% të interesit, pasi që normat e reja të interesit variojnë nga 4.5% deri në maksimum 9%.
Me kartelën e mëparshme të kreditit, ju keni amortizuar pak kredinë tuaj ndërkohë që keni paguar interes të lartë. Me situatën e rregulluar, ju tani keni një kartelë krediti pa borxhe dhe falë kredisë ju mund t`ia përshtatni nevojave tuaja personale shumën e këstit dhe kohëzgjatjen.
Ju filloni me një kredi të vetme, menaxhoni buxhetin tuaj, keni një pikë të vetme kontakti dhe merrni vetëm një faturë. Rregullimi i një karte të vetme krediti është një vendim i arsyeshëm dhe do t’ju ndihmojë të mbani të shëndetshme financat tuaja.
Bashkimi dhe riblerja e detyrimeve aktuale janë vendime të arsyeshme që një institucion privat i kredive mund t`ua ofrojë në çdo kohë. Ndërkohë përfitoni nga këshillat e specializuara të institucionit kredidhënës. Ju keni po ashtu edhe mundësinë e rritjes së shkallës së amortizimit ose shlyerjes më të shpejtë të borxhit
Bashkimi dhe riblerja e kredive, një opsion për ta ndjekur, për ta bërë jetën tuaj më të lehtë.
Artikull i shkruar nga Münür ASLAN Drejtor i Cashflex MultiCredit Sàrl.